Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, akuzohet për punësime partiake

Është arrestuar kryetari i Komunës së Ulqinit, shqiptari Loro Nrekiq dhe bashkë me të, në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë të administrates që ai drejton.

Sipas medieve malazeze, përcjell Telegrafi, Nrekiq po hetohet për punësime partiake.

Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.

Përveç Nrekiq, është arrestuar edhe sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të partisë DPS Ulqin, Sead Osmanoviq; sekretari i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Mustafa Gorana, drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Saubih Mehmeti dhe sekretari i Policisë Komunale dhe ish-kryetari i Asamblesë Komunale të Ulqinit, Milazim Mustafa.

Po ashtu, ata janë arrestuar edhe për pakujdesi në dhënien e shërbimeve.

Kategoritë
LajmeRajoni