Arrestohet koloni hebre që tentoi t’i vë flakën kishës, parandalohet nga palestinezët muslimanë

Sipas dëshmitarëve okularë, ekstremisti hebre i cili u përpoq t’i vinte flakën kishës, u parandalua nga muslimanët palestinezë Mahmoud dhe Hamza Ucac, si dhe roja i kishës Fadi El-Moorish, i cili është i krishterë

Një kolon izraelit u arrestua sot pas një incidenti të zjarrvënies në një kishë në Kudsin e okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një i dyshuar 49-vjeçar nga Kudsi arriti në Kishën e Agonisë (Kisha e të gjitha Kombeve), derdhi lëng të ndezshëm dhe i vuri një zjarr, duke shkaktuar dëme të vogla në njërën nga stolat”, tha policia izraelite në një deklaratë.

Nga policia izraelite njoftojnë se i dyshuari u kap nga rojet e sigurisë në kishë dhe më vonë u mor në paraburgim nga policia.

Sipas dëshmitarëve okularë, ekstremisti hebre i cili u përpoq t’i vinte flakën kishës, u parandalua nga muslimanët palestinezë Mahmoud dhe Hamza Ucac, si dhe roja i kishës Fadi El-Moorish, i cili është i krishterë.

Hamza Ucac tha për AA se banon në shtëpinë e tij, e cila ndodhet ngjitur me kishën dhe se ai shoqërohet me rojet dhe priftërinjtë e kishës.

“Ne, si myslimanë, kemi jetuar së bashku me miqtë tanë të krishterë në këtë zonë për shekuj me radhë. Ne i respektojmë dhe kujdesemi për shenjtorët e tyre ashtu si ata mbrojnë shenjtorët tanë”, tha Ucac.

Siç theksoi, ai ka ndërhyrë menjëherë, kur e kuptoi qëllimin e ekstremistit hebre.

Duke vënë në dukje se një veprim i tillë është i ndaluar në të gjitha fetë, veçanërisht në Islam, Ucac theksoi se muslimanët dhe të krishterët palestinezë janë në unitet kundër fanatizmit hebre në Kudsin Lindor të okupuar.

Gjatë viteve të kaluara, kolonët hebrenj kanë kryer disa sulme të këtilla në lokacionet islame dhe të krishtera në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Kuds.

Sulmet ose vandalizmi i këtillë është një strategji e përdorur nga kolonët ekstremistë hebrenj për të shënjestruar palestinezët dhe pronat e tyre si hakmarrje për kërcënimet e perceptuara ndaj aktiviteteve të kolonive izraelite.

Kategoritë
BotaLajme