Arrestohet 30 vjeçarja në Prizren, tentoi të vidhte me armën lodër

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prizren, pasi që e njëjta ka tentuar të vjedh në një barnatore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Ismail Kryeziu pronarja e një barnatores ka raportuar për një rast të vjedhjes, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një femër viti i lindjes 1990, e cila ka qenë me maskë dhe një armë lodër”, tha ai.

Rastet e vjedhjeve janë shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë./Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi