Anija “Oruç Reis” u nis nga porti i Antalies për punimet në Mesdheun Lindor

Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” u nis nga porti i Antalisë për të filluar punimet në Mesdheun Lindor.

Deklarohet se anija do të kryejë 6 muaj hulumtime sizmike në Gjirin e Antalisë.

Pas punimeve të Navtexit të mëparshëm në rajon, më datën 29 nëntor 2020 anija ishte ankoruar në portin e Antalies për mirëmbajtje dhe furnizim.

Një Navtex (alarm lundrimi – NAVigational TEleX) i ri u shpall të mërkurën për anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” në Mesdheun Lindor, e cila do të zhvillojë punimet e kërkimit deri më 15 qershor 2021.

Edhe anijet e tjera turke “Ataman” dhe “Cengiz Han” që do të vazhdojnë të shoqërojnë anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” u nisën nga porti i Antalisë.

Me të gjitha pajisjet dhe aparaturat e nevojshme anija është e aftë të bëjë kërkime gjeofizike, graviteti dhe magnetike dy e tredimensionale.

Anija mund të realizojë operacione sizmike tredimensionale deri në 8.000 metra thellësi dhe operacione dydimensionale deri në 15.000 metra thellësi.

Kategoritë
BotaLajme