Sipas një analize të CNN-it, Irani ka rihapur të paktën 50 nga 69 hyrjet e bllokuara në bazat e tij nëntokësore raketore, të cilat më herët ishin goditur. Kjo tregon shpejtësinë e rikuperimit të tij, por njëkohësisht edhe dështimin e strategjisë amerikane të bombardimeve.
Pavarësisht rrezikut nga sulme të reja, Irani po punon intensivisht për hapjen e hyrjeve të mbuluara në bazat nëntokësore, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shpesh godasin pikërisht makineritë që përdoren për këto punime. Edhe pse për shkak të kësaj ritmi i lëshimit të raketave ishte ngadalësuar ndjeshëm, Teherani arriti të vazhdojë përdorimin e raketave, ndërsa pas armëpushimit, më shumë se shtatë javë më parë, punimet janë përshpejtuar edhe më shumë.
Pamjet satelitore tregojnë se Irani po përdor buldozerë për të rikthyer qasjen në një pjesë të arsenalit të tij të fshehur thellë nën tokë, proces i cili në masë të madhe ka rezultuar i suksesshëm.
CNN raporton se Irani tashmë ka zhbllokuar 50 nga 69 hyrjet e goditura të tuneleve në 18 lokacione të bazave raketore nëntokësore. Ekspertët vlerësojnë se vendi ende posedon rreth një mijë raketa të ruajtura thellë nën tokë, të cilat mund të bëhen sërish të disponueshme për përdorim.
Sipas tyre, kjo nxjerr në pah kufizimet e strategjisë amerikane, e cila u mbështet në shkatërrimin e rrugëve të qasjes dhe bllokimin e hyrjeve të tuneleve me qëllim ngadalësimin e operacioneve raketore të Teheranit.
Sam Lair, bashkëpunëtor kërkimor në organizatën James Martin Center for Nonproliferation Studies, deklaroi se Irani vazhdon të ketë aftësi për të kryer sulme nëse shpërthen sërish një konflikt.
“Ata mund të vazhdojnë të lëshojnë raketa për aq kohë sa kanë lëshues dhe ekuipazhe, edhe nëse prodhimi i raketave është ndalur”, tha ai, duke shtuar se “asgjë nuk e pengon që lëshuesit të pajisen me rezervat e mëdha të raketave që iranianët ende i posedojnë”.
CNN thekson se Irani tashmë ka zhbllokuar 50 nga 69 hyrjet e goditura të tuneleve në 18 baza raketore nëntokësore, ndërsa ekspertët vlerësojnë se rreth një mijë raketa vazhdojnë të jenë të depozituara thellë nën tokë dhe mund të rikthehen në përdorim në të ardhmen.










