Amerika Latine, nga gjithsej 27 kombe vetëm 10 do të marrin vaksinën “pa ndonjë kosto”

PAHO njoftoi se pavarësisht se 27 kombe kanë financime të mjaftueshme për të blerë ato vaksina, vetëm dhjetë prej tyre do të marrin ato pa ndonjë kosto “për shkak të gjendjes së tyre ekonomike ose numrit të popullsisë”

Përderisa ekonomitë e fuqishme në botë kanë blerë miliona vaksina të koronavirusit të ri (COVID-19), blerja e këtij ilaçi nuk është një opsion i mundshëm për shumë kombe në Amerikën Latine dhe Amerikën Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendet me të ardhura të ulëta më së shumti mbështeten në mekanizmin COVAX nga Aleanca e vaksinave “Gavi”, respektivisht Koalicioni për Inovacioni të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vend që të mbështeten në kompanitë e mëdha farmaceutike, të tilla si Pfizer, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca.

Sipas Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetit (PAHO), qëllimi është të sigurohen vaksina për të paktën 20 për qind të popullsisë në secilin vend që është pjesë e mekanizmit COVAX, përfshirë 37 vende nga Amerika Latine dhe Karaibet.

Të dielën, PAHO njoftoi se pavarësisht se 27 kombe kanë financime të mjaftueshme për të blerë ato vaksina, vetëm dhjetë prej tyre do të marrin ato pa ndonjë kosto “për shkak të gjendjes së tyre ekonomike ose numrit të popullsisë”.

Këto dhjetë kombe përfshijnë Bolivinë, Dominikën, El Salvadorin, Grenadën, Guajanën, Haitin, Hondurasin, Nikaraguan, Shën Lucian dhe Shën Vincentin, si dhe Grenadinet.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, të gjitha këto vende kanë më pak se 12 mijë dollarë prodhim të brendshëm bruto për frymë banori. Brenda tyre, popullsi më të madhe ka Bolivia me rreth 11.5 milionë banorë.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, Bolivia (220 mijë raste), Hondurasi (150.000 raste) dhe El Salvadori (55.200 raste) janë vendet me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19.

Ata do të marrin dozën e vaksinës AstraZeneca duke filluar nga mesi i muajit shkurt. Pritet që Bolivia, Kolumbia, El Salvadori dhe Peru të marrin po ashtu 377.910 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kategoritë
BotaLajme