Ambasadori meksikan në Serbi: Se njohim Kosovën, e sigurisht që s’ndryshojmë qëndrim

Ambasador i Meksikës në Beograd, Carlos Isauro Félix Corona, u krenua edhe me faktin se shteti i tij nuk njeh asnjë dokument të vetëm të Kosovës madje

Sipas intervistës së gazetës serbe Politika, të njohur për qëndrimet e tyre goxha fashiste serbe, diplomati meksikan Corona mes tjerash ka folur drejtpërdrejtë për çështjen e normalizimit me Kosovën, që siç shkruan as nuk e ke marrin parasysh.

“Meksika gjithmonë do të respektojë integritetin dhe sovranitetin e cilitdo shtet, natyrisht dhe Serbisë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, që po ashtu do të thotë që qëndrimi i Meksikës për mosnjohje të Kosovës, sigurisht që nuk do të ndryshojë”.Corona, siç shkruan Politika, tha se qeveria e Kosovës gjithmonë ka këmbëngulur në atë që Meksika t’i njohë, por përkundër kësaj vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrim.“Do të respektojmë integritetin e Serbisë. Meksika madje nuk i njeh asnjë dokument të Kosovës” ka thënë Corona sipas gazetës serbe.

Kategoritë
BotaLajme