Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti ka publikuar disa fotografi të ushtarëve të FSK-së të cilët po trajnojnë ukrainasit.
Kapiti ka thënë se ndihet jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanë, të Kosovës, pjesë e INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar.
“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanë, të Kosovës, pjesë e INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar. Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm…”, ka shkruar Kapiti.