Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen.
Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz, raporton Top Channel.
Policia ka arrestuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë bashkëshortin e Alma Arrazit, i akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes.
Ndërkohë nga familjarët e 39-vjeçares ka pasur akuza të rëndë në drejtim të tij, për dhunë të vazhdueshme psikologjijke dhe tradhti ndaj Alma Arrazit çka dyshohet ta ketë shtyrë atë në këtë akt.