Aktorja Hunter Schafer arrestohet gjatë protestave pro-palestineze në New York

Rreth 50 protestues pro-palestinezë u arrestuan në New York në fillim të kësaj jave, sipas grupit protestues “Voice of Peace”, i cili organizoi protestat.

Aktorja Hunter Schafer, e njohur më së shumti për rolin e saj si Jules në serialin “Euphoria”, ishte pjesë e grupit të protestës.

Ajo është fotografuar e veshur me një bluzë me shkrimin “Ceasefire now”.

“Hunter u arrestua në një protestë me 50 persona të tjerë. Ne përgëzojmë angazhimin e saj për lirinë dhe drejtësinë palestineze”, tha një zëdhënës i grupit.

Ajo ende nuk ka komentuar për arrestimin.Protestuesit u ulën në hollin e Rockefeller Center dhe anëtarët e grupit mbanin pankarta që bënin thirrje për një armëpushim.

Ajo arriti famë me rolin e Jules në “Euphoria”, për të cilën mori nominime të shumta.

Kategoritë
BotaLajme