Aktori amerikan pranon heqjen e skenës së Trumpit nga “I vetëm në shtëpi 2”

Përdoruesit e Twitterit kanë shpërndarë klipe nga filmi me presidentin në largim të SHBA-së të hequr nga paraqitja e tij 10-sekondëshe në film.

Aktori Macaulay Culkin, i cili luajti në hitin e serialit “I vetëm në shtëpi” (Home Alone), duke fituar statusin e yllit të fëmijëve gjatë viteve 1990, miratoi thirrjet për heqjen e pjesës së shkurtër të presidentit në largim Donald Trump nga pjesa e dytë e serialit.

“U shit”, shkroi Culkin në Twitter të mërkurën vonë ndërsa ai iu përgjigj peticionit të një përdoruesi tjetër “për të zëvendësuar dixhitalisht” paraqitjen e Trumpit në filmin “I vetëm në shtëpi 2: I Humbur në New York” të vitit 1992.

“Bravo”, tha Culkin pasi përdoruesi tha se “Për shkak të kërkesës popullore, unë e kam hequr Trumpin nga i vetëm në shtëpi”, së bashku me klipin e shkurtër.

Pas pak, një numër i përdoruesve të Twitterit shpërndanë klipe nga filmi me Trumpin e hequr nga skena, në të cilën ai shfaqet si një siluetë transparente.

Korporata Kanadeze e Transmetimit ishte e para në dhjetor që hoqi paraqitjen e shkurtër prej 10 sekondave të Trumpit në film, ku ai i dha udhëzime karakterit të Culkin në hollin e hotelit Plaza të New Yorkut, të cilin Trump e zotëronte në atë kohë.

Ndërsa djali i tij, Donald Trump Jr., e quajti prerjen “absolutisht patetike” në Instagram. CBC tha se fshiu skenën në mënyrë që të bënte kohë për reklama.

Raportohet se Trump në të kaluarën ka kërkuar paraqitje të shkurta në filma të ndryshëm, gjë e cila tërboi disa personalitete të Hollywoodit.

Aktori fitues i Çmimit të Akademisë Matt Damon, në vitin 2017 pati deklaruar se ish-manjati i pasurive të patundshme do të lejonte xhirimin e filmave në ndërtesat e tij me kusht të shfaqjes së tij në to.

“Marrëveshja ishte që nëse dëshironit të xhironi në një nga ndërtesat e tij, ju duhet ta fusni atë në një pjesë. (Drejtori) Martin Brest iu desh të shkruante diçka në skenarin e ‘Aromë Gruaje (Scent of a Woman)’ dhe i gjithë ekuipazhi ishte në të”, më pas i kishte thënë ai.

Skena e paraqitjes së shkurtër të Trumpit në ‘Aromë Gruaje’ të Al Pacino e vitit 1992 u pre gjithashtu.

Para se të luante në shfaqjen e tij “reality show”, The Apprentice, në 186 episode midis 2004-2015, Trump u shfaq në filmat që u xhiruan në New York, si “Celebrity” i Woody Allen të vitit 1998, “Zoolander” i Ben Stiller të vitit 2001 dhe në një episod të hit serialit “Sex and the City”.

Kategoritë
BotaLajme