“Aktiviteti i vendbanimeve izraelite në territoret palestineze u dyfishua në epokën e Trump-it”

Grupi tha se numri i planeve të miratuara u rrit 2.5 herë në krahasim me katër vitet e mëparshme, respketivisht në mbi 26.331 njësi vendbanimesh në vitet 2017-2020 krahasur me 10.331 njësi vendbanimesh në vitet 2013-2016

Akvititeti i vendbanimeve të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze u dyfishua gjatë mandatit katër-vjeçar të presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas organizatës joqeveritare izraelite “Peace Now”, që synon të promovojë një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelo-palestinez, “në katër vitet e presidentit Donald J. Trump në detyrë ka pasur ndryshime të mëdha në pozicionin amerikan ndaj vendbanimeve izraelite që kanë shkatërruar konsensusin ndërkombëtar rreth një zgjidhje me dy shtete”.

Grupi tha se numri i planeve të miratuara u rrit 2.5 herë në krahasim me katër vitet e mëparshme, respketivisht në mbi 26.331 njësi vendbanimesh në vitet 2017-2020 krahasur me 10.331 njësi vendbanimesh në vitet 2013-2016.

Organizata joqeveritare izraelite tha se pret që administrata e ardhshme e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, “të kthejë SHBA-të në statusin e tyre si një ndërmjetës konstruktuv për një zgjidhje me dy shtete”.

Në vitin 1967 Izraeli pushtoi territoret palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës. Palestinezët i duan këto territore për krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian (BE) po ashtu i bëri thirrje Izrelit t’u japë fund të gjitha aktiviteteve në lidhje me vendbanimet e paligjshme në territoret e pushtuara.

Kategoritë
BotaLajme