Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë i një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në lagjen Lakrishte në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishte në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

 

Kategoritë
LajmeVendi