Aksident i tmerrshëm në Turqi: Një autobus përplaset me makina në autostradë, të paktën 10 të vdekur

Dhjetë persona humbën jetën dhe 40 u plagosën në një aksident të tmerrshëm në Mersin, në jug të Turqisë, ku u përfshinë të paktën katër automjete.

Sipas mediave turke, aksidenti ka ndodhur të dielën në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep (TAG).

Siç thuhet më tej, autobusi i pasagjerëve ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur dy makina dhe një kamion.

Pas raportimit, në terren janë dërguar një numër i madh i ekipeve të urgjencës mjekësore, policore dhe zjarrfikëse.

Lajmin për aksidentin e ka postuar edhe ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në profilin e tij në rrjetin social X.

Koca “Në aksidentin zinxhiror të autobusit të pasagjerëve në autostradën Mersin-Adana, 10 persona humbën jetën dhe 40 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë. Trajtimi i të plagosurve vazhdon në spitalet tona. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e të vdekurit, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka thënë ai.

 

Kategoritë
BotaLajme