Ahmeti: Viti 2020 ishte plot sfida, ta përmbyllim me atmosferë festive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se dekorimin e shesheve në kryeqytet e kanë nisur duke shpresuar që ky vit të përmbyllet me atmosferë festive dhe me shëndet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se festat e fundvitit do t’i presim me kushte tjera.

Postimi i plotë:

Festat e fundvitit ?po afrojnë!

Viti 2020 ishte plot sfida për të gjithë ne dhe këto festa të fundvitit do të i presim në kushte krejt më ndryshe se zakonisht. Pavarësisht të gjitha këtyre, kemi filluar përgatitjet për të përmbyllur këtë vit në atmosferë festive duke uruar që të kemi mbarësi, shëndet dhe momente të bukura me njerëzit e dashur rreth nesh.

Kategoritë
LajmeVendi