Agusholli i reagon Hotit: Këto fonde nuk janë një zgjedhje e menjëhershme për të luftuar varfërinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar pas deklaratës se deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se në tri vitet e fundit ka përkeqësim të paprecedentë të strukturës së buxhetit.

Agusholli në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se këto fonde nuk janë një zgjedhje e menjëhershme për të luftuar varfërinë“Une gëzoj respekt të veçantë për Avdullah Hotin si kolegë, deputet dhe si ish kryeministër, e sidomos për çështjet ekonimike. Në 3 vitet e fundit, subvencionet dhe grantet e siguruara nga Qeveria kanë shërbyer si një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe ndihmën për qytetarët. Megjithëse këto fonde nuk janë një zgjidhje e menjëhershme për të luftuar varfërinë, ato kanë qenë pjesë e një strategjie më të gjerë për të ndihmuar në rritjen ekonomike dhe për të ofruar mbështetje për individët dhe bizneset”, tha ai.

Tutje, Agusholli tha se kjo strategji ka krijuar një mjedis të favorshëm për zhivillim e bizneseve.“Përdorimi i tyre në projekte infrastrukturore, programe trajnimi dhe inovacion teknologjik ka kontribuar në rritjen e aftësisë konkurruese të vendit dhe në përmirësimin e kualitetit të jetës për qytetarët. Kjo strategji ka synuar të krijojë një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve, duke nxitur investime dhe duke krijuar mundësi punësimi, gjë që ka efekte afatgjata pozitive në nivelin social dhe ekonomik të vendit”, deklaron deputeti i VV-së, Gramos Agusholli./Gazeta Blic/

Kategoritë
LajmeVendi