Abazovic: “Sateliti i parë malazez Luca do të lëshohet në 2024”

Sateliti i parë malazez “Luça” do të lansohet në vitin 2024, ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq.

Qeveria e Malit të Zi në seancën e djeshme ka përcaktuar propozimin për financimin e projektit “Luça”, i cili mbulon plotësisht shpenzimet e tij. Siç e premtuam më herët, Mali i Zi do të ketë programin e tij hapësinor dhe do t’i bashkohet radhëve të vendeve më moderne që krijojnë vlera të reja, të cilat do të na bëjnë liderë rajonalë në këtë fushë – ka shkruar Abazoviq në platformën X (Twitter).

Ai theksoi se sateliti “Luça” do të jetë edukativo-hulumtues dhe se të dhënat e grumbulluara do të përdoren nga universitetet, profesorët dhe studentët, përveç mbajtësve të projektit.

– Do të jetë e pajisur me një aparat fotografik, sensorë për matjen e grimcave diellore dhe analizimin e stuhive diellore. Sensorët do të matin temperaturën, rrezatimin dhe do të jenë të dobishëm për publikun tonë shkencor, por edhe për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. I përgëzoj të rinjtë tanë nga “Montenegro Space”, si dhe Ministrinë e Financave të drejtuar nga Aleksandar Damjanoviq për të kuptuar rëndësinë e këtij projekti. Filipe, Nina dhe Nikolla – besoni në veten tuaj dhe vetëm qielli është kufiri – ka përfunduar Abazovic në njoftim.

Kategoritë
BotaLajme