Abazi: Po të ishte Kurti në opozitë sot, do ta pështynte veten në fytyrë

Qeveria e Kosovës sot ka urdhëruar që pronat e Manastirit të Deçanit ti jepen sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i pavaruar i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka reagur sa i përket këtij vendimi.

Ai tha se Kurti ka gënjyer sa i përket këtij vendimi, pasi që sa ka qenë në opozitë Kurti theksonte se këtë vendim nuk do ta pranoj kurrë, sepse kjo i shërben politikave të Sllobodan Millosheviqit.
Abazi tutje tha se po të ishte në opozitë Kurti ai sot do të bënte demonstrata dhe do të përleshej me policinë

“Edhe një kauzë e shkelur, edhe një gënjeshtër e konfirmuar, dorëzim para exterritorialitetit të kishës, zbatimi i marrëveshjes në mënyrë të njëanshme!

Po të ishte Kurti në opozitë sot e kishte pshtyrë vetën në fytyrë, “aktivistët” i kishte shtyrë drejt vdekjes dhe policinë e Kosovës do ta fyente godiste me tulla. Ky as sa Gerry Adams nuk është.” /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi