“Nëse dikush mendon me abortu demokracinë, mendoj se duhet të ballafaqohen me qytetarët. Këtu ka tentim për abortim të demokracisë, ka autokraci dhe tendencë të vendosjes së diktaturës së paku elektronike, por nuk mendoj se ka sukses kjo në qendër të Europës.
Zoti Kurti duhet të vije këtu jo për të na sqaruar vetëm neve se çka ka ndodhë, por njerëzve të cilët iu ka dhënë besën se Zajednica, as me kompetenca ekzekutive as jo ekzekutive, nuk do të vie në shprehje kurrë në Kosovë.
Ky parlament, në mos me gaz lotsjellës, do të ballafaqohet me reagim të madh, jo për faktin që është pranu Asociacioni, po për faktin që kundër këtij Asociacioni kanë vdekë njerëz, është derdhë gjak, Kurti ka ecë mbi atë gjak, kundër këtij Asociacioni është bërë kryeministër, ka ardhë në pushtet. E në momentin që i rrezikohet pozicioni i tij, vjen në Prishtinë me konferenca për media, vjell vrer ndaj partnerëve evropianë.
Kjo është punë palaço, vetëm një palaço mund të bëj kështu ndaj elektoratit të tij”, tha ai.
Abazi, në Kuvend tha se një nga pyetjet kryesore pas 24 shtatorit, mbetet ajo se kush dha urdhër që të lirohen terroristët e Banjskës.
‘Kush i ka lëshu terroristët e rrethuar në Banjskë. Kush ka marrë vendim që pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, këta terroristë të lihen të lirë të shkojnjë në Serbië, pa asnjë konsekuencë në Kosovë.
Mendoj që beteja e Serbisë ndër vite ka qenë kjo, që nëpërmjet betejave të vogla, ta bëj Kosovën vend krize, jostabiliteti.
Do të thotë, dështimi i kësaj qeverie që të marrë vendimin e duhur për t’i arrestuar terroristët dhe ata t’i dorëzohen drejtësisë, është jashtëzakonisht i madh për gjithë hallkën në shtetin tonë, por sidomos kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, që me pompozitet tregonin se Banjska është e rrethuar dhe më pas pamë pamjet e këtyre terroristëve duke ecur maleve.
Ky dështim është i jashtëzakonisht i madh’, ka thënë ai.