70% e qytetarëve mendojnë se politika të bën të paprekshëm nga drejtësia

Grupi për Studime Jurdike dhe Politike (GJSP) ka mbajtur konferncë për medie ku edhe ka prezantuar hulumtimin e Indeksit të Perfomancës së Institucioneve të Sundimit te Ligjit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Njomza Arifi, menaxhere e Programeve në GJSP, tha se tha që pjesa e parë e këtij Indeksi trajton perceptimin qytetar mbi institucionet e sistemit të drejtësisë dhe pjesa e dytë trajton efikasitetin e punës së sistemit prokurorial.

“Në sistemin prokurorial për vitin 2019 efikasitet më të madh gjatë këtij viti kanë pasur prokuroritë themelore me 153% nivel të efikasitetit ndërsa më të ulëtin e ka pasur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 59% e që është efikasiteti më i ulët i këtij institucioni që nga viti 2014. Kjo është vetëm një indikator që tregon se sa është duke u luftuar korrupsioni në Kosovë dhe përpjekjet mbeten ende të mangëta”.

Ndërsa Rreze Hoxha-Zhuja në detaje anketat e marra nga qytetarët prej të cilave kanë dalë në përfundim mbi ndikimet politike, raportimi i korrupsionit, institucionet në të cilat qytetarët  më shumë raportojnë, efikasiteti i prokurorive dhe performanca e gjykatave.

Ajo tha se në bazë të të dhënave del se 21.4 % mendojnë se qytetarët janë të barabartë para ligjit.

Kurse 70% e qytetarëve mendojnë politika të bën të pa prekshëm nga drejtësia.

“Njëra ndër pyetjet e para të cilat i është parashtruar të anketuarve ka qenë nëse të njëjtit mendojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë të barabartë para sistemit të drejtësisë. 68.5% e tyre besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji kurse vetëm 21.4% prej tyre mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë”.

“Me krahasim me dy vitet e kaluara trendi është negativ meqë e kemi një rritje prej 8.8% të besimit se politikanët janë të pandëshkueshëm dhe shikuar në tërësi ky indikator se përafërsisht tregon se rreth 70% e popullatës besojnë se politika të bën të paprekshëm nga drejtësia. Për më tepër, sipas të dhënave të raportit 63.7% të qytetarëve i besojnë më së paku gjykatave dhe prokurorive sepse mendojnë se kanë influencën më të madhe nga politika. Ndërsa institucionet me influencën më të vogël politike i konsiderojnë Policinë e Kosovës me 20.3% dhe EULEX-in me 13.9%”.

Sipas saj, sa i përket luftimit të korrupsionit 48% e qytetarë mendojnë se Policia është efektive në luftën kundër korrupsionit, kurse 7.2% e qytetarëve u besojnë gjykatave në këtë drejtim.

Ajo shtoi se 30.7% kanë vërejtur ndryshime në sistemin e drejtësisë, raportojnë EO.

“Për nga efektiviteti në luftimin e korrupsionit sipas të anketuarve Policia e Kosovës me 48.1% është institucioni më efektiv për luftimin e kësaj dukurie negative, ndërsa 7.2% e qytetarëve mendojnë se gjykatat janë efektive në luftën kundër korrupsionit dhe prokuroria me vetëm 4.8%”.

“Në krahasim me të dhënat e vitit të kaluar vërejmë se është rritur besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës me mbi 18.5% lidhur me efektivitetin në luftën kundër korrupsionit ndërsa gatishmëria e qytetarëve të Republikës së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe veprat e tjera penale ekziston në masë të madhe përkundër që janë të pakënaqur me punën e këtij sektorit”.

Kategoritë
LajmeVendi