26 vjeçari nga Kosova zgjedhet kryetar i Socialdemokratëve në Halmstad të Suedisë

26-vjeçari Arber Gashi u zgjodh kryetar i partisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit që është posti më i lartë që merr një shqiptar në Suedi.

“Sonte më është dhënë besimi më i madh i në jetë deri më tani që të bëhem kryetar i Socialdemokratëve në Halmstad. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur përpara besimit që kam marrë nga anëtarët partisë. Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapo zgjedhur do të bëj gjithçka mundem për të drejtuar patrinë me besim të plotë , trasparencë dhe respekt ndaj secilit qytetar të Halmstadit”, tha Gashi.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë nominuar, që kanë besuar në mua dhe që më mbështesin çdo ditë. Ju jeni inspirimi im , se bashku drejt fitoreve të reja” u shpreh Arber Gashi.

Edhe vetë kryeminstri suedez Stefan Löfven e vlerëson lartë Arberin.

Familja e Arber Gashit është nga Fortesa e Drenasit.

Regjioni i Halandit ishte i pari në Evropë që dërgoi një deputet me rrënjë shqiptare në parlamentin e Suedisë. Ishte ky regjion që i besoi tre mandate Adnan Dibranit i cili tash e tetë vite ka në duar ekonominë suedeze në komisionet e parlamentit suedez.

Kategoritë
Lajme