26 vjeçari nga Dibra plagosë me thikë disa herë nënën e tij, ajo transportohet në gjendje kritike në spital

Një plagosje është regjistruar këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, teksa detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë.

I biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ai përballej prej kohësh me gjendje jo të mirë emocionale.

Kategoritë
Lajme