​PE miraton Raportin për Kosovën, kërkohet nga Prishtina ta luftojë krimin dhe korrupsionit

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar Raportin Vjetor për Kosovën ku kërkohet nga Prishtina angazhim më të fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa edhe kësaj radhe eurodeputetët kërkuan urgjentisht nga shtetet anëtare të BE-së që të vendosin mbi liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa pesë shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën iu bë thirrje që ta bëjnë një gjë të tillë.

Në këtë raport po ashtu u shpreh keqardhje për shuarjen e TaskForcës antikorrupsion. Nga Prishtina dhe Beogradi me anë të këtij dokumenti kërkohet angazhim konstruktiv në dialog dhe nënvizohet se këtë proces do ta udhëheqë BE-ja.

Ndonëse përshëndesin riangazhimin amerikan në rajon, eurodeputetët megjithatë porosisin Kosovën se hapja e ambasadës në Jerusalem është në kundërshtim me politikën e BE-së.

Nëpërmjet këtij dokumenti shprehet keqardhje përse Kosova në marrëveshjen e Uashingtonit është zotuar për moratorium në anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Votimi mbi këtë dokument është bërë në mënyrë më specifikie për shkak të masave antiCoivd ku u bë votimi nga distanca, raporton RTK.

Kjo është arsyeja pse janë votuar vetëm amendamentet, kurse sonte vonë votohet raporti në tërësi.

Kategoritë
BotaLajme