Besim Hasani edhe njëherë po kërkon që të zgjidhet në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës duke thënë se programi i tij
Hasani: Kërkoj një mandat të ri për ta vazhduar misionin tim drejt ndërkombëtarizimit të sportit.
“Unë vij përball jush me vlera të shprehura nëpërmjet punës sime, vizionit, integritetit dhe pasionit…. Prej vitit 1996 kur mu besua misioni i KOK ut ka qenë një ëndërr që historia e ka treguar se vazhdon nga misioni, Kosova e njohur dhe e pranuar në Lëvizjen Olimpike që përkoi me përpjekjet për periudhën 96 2015..” tha fillimisht Hasani
Më tutje Hasani tha se vizioni i tij në mandatin e ri si president i KOK ut do të jetë që ta bëjë një Kosovë që shkëlqen në ar nga medaljet e shumta dhe që sporti tl shuhet si mjet i shëndetit dhe ekonomisë për ta ndryshuar edhe botën.
Hasani: Vizioni im si president
“Vizioni im si president, udhëheqës për ciklin 2021- 2014 i Lëvizjes Olimpike në Kosovë është: Një Kosovë e shkëlqyer me ar me medalje të fituara bindshëm dhe flamujt e himni i Kosovës që pushtojnë podiume dhe më tej dhe më gjerë…. Një popullatë aktive në sport ku Lëvizja Olimpike e Kosovës kontribuon që fëmijët rinia dhe të rriturit të shohin sportit si mjet begatues të shëndetit ekonomisë kombëtare për ta ndryshuar edhe botën.” tha Hasani.
Kundërkandidatët e Hasanit në këto zgjedhje janë Ismet Krasniqi dhe Linda Shala.