​Vërshimet në Kosovë, Agim Veliu kërkon të ngritët niveli i Gatishmërisë në Nivel Kombëtar

Reshjet e shiut që po bien pa ndërprerë kanë vërshuar disa komuna të Kosovës. vërshime të pjesshme raportohet të ketë në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit e Suharekës.

E për këtë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka autorizuar Agjencinë e Mneaxhimit Emergjent (AME) që të ngritë nivelin e Gatishmërisë në Nivel Kombëtar.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes në terren, sot ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ngritjen e nivelit të Gatishmërisë në Nivel Kombëtar. Ministria e Punëve të Brendshme, përmes AME-së, me vëmendje të shtuar po e përcjellë gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut. Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave”, thuhet në komunikatën për media.

Në komunikatë thuhet edhe se në komuna tjera situata është e qetë dhe nën kontroll.

“Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll. AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete. MPB do të informojë qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale”, përfundon komunikata.

Kategoritë
LajmeVendi