​Tottenham-Manchester City, analizë dhe formacionet e mundshme

Sot me fillim nga ora 18:30 zhvillohet ndeshja mes Tottenham dhe Manchester Cityt, derbi ky në kuadër të Premier Ligës angleze.

Rivalët e vjetër Jose Mourinho dhe Pep Guardiola do të takohen përsëri sot, ku për herë të parë që nga janari i vitit 2017, Spurs zhvillojnë ndeshje kundër Manchester Cityt duke qenë më lartë në tabelë, ku edhe në rast fitoreje, Tottenham do ta kryesonte tabelën të paktën deri të nesërmen.

Skuadra e Guardiolas nuk janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, pasi pas shtatë xhirove të zhvilluara ka arritur të fitojë dhe të barazojë nga tre herë dhe duke regjistruar vetëm një humbje, kështu duke tubuar 12 pikë në pozitën e 10.

Në anën tjetër, Mourinho së bashku me skuadrën e tij janë duke kaluar në një formë të shkëlqyer, ku brenda tetë xhirosh kanë arritur të grumbullojnë gjithsej 17 pikë, me pesë fitore, dy barazime dhe një humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e dytë në renditje tabelare, përcjell KosovaPress.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave janë të bashkangjitura më poshtë.

Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Lloris; Aurier, Alderëeireld, Dier, Reguilon; Sissoko, Hojbjerg; Bale, Lo Celso, Son; Kane

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Torres, Jesus, Sterling.

Kategoritë
LajmeVendi