​Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme