​Messi nuk do të largohet në janar

Klubi katalunas Barcelona ka informuar se nuk mund ta përballojë shitjen e yllit Messi në janar, raporton “Marca”.

Me dorëheqjen e Josep Maria Bartomeu si president i “Blaugranëve”, dhe me zgjedhjet e reja për president që do të mbahen me 24 janar të vitit 2021, bordi momental në detyrë kanë thënë që nuk janë në gjendje të përballojnë shitjen e Messit në gjysmë të sezonit, edhe nëse vet lojtari do të shprehte dëshirë për largim.

Kategoritë
Sport