​Malcolm Simmons do të raportoj për parregullsitë në EULEX

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit i ka kthyer pozitivisht kërkesën ish kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons për të raportuar në komision për pretendimet e tij për parregullsi në EULEX

Këtë shkresë e përkrahën gjithë anëtarët e komisionit, përveç anëtarëve të LDK-së.

Deputetët vënë në pah edhe mundësinë që të ngritet një komision hetimor parlamentar me evidentuar të gjeturat që pretendohen nga ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Kategoritë
LajmeVendi