Mbrojtësi i Juventusit është kthyer nga detyra ndërkombëtare me Italinë dhe FIGC konfirmoi mbrëmë katër anëtarë të stafit të testuar pozitivisht me Coronavirus.
“Leonardo Bonucci, kur u kthye nga ekipi kombëtar italian, këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostikues për Covid-19 i cili u doliu pozitiv,” thuhet në deklaratën zyrtare të “Zonjës së Vjetër”, pwrcjellw KosovaPress.
“Lojtari tashmë është vendosur në izolim në shtëpi.”
Andrea Pirlo do të ketë mundësi të pakta në mbrojtje në derbin e Torinos të shtunën pasi Merih Demiral gjithashtu doli pozitiv për Covid ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Turqinë.