​Itali: Numri i vdekjeve tejkalon 70.000, më i larti në Evropë

Numri i vdekjeve nga virusi korona është rritur me 553 në 24 orët e mëparshme, që është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur ishte 628, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Italisë.

Me numrin e fundit të vdekjeve, bilanci i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Itali tejkaloi 70,000 dhe arrin në 70.395, më e larta në Evropë, raporton Reuters.

Numri i të infektuarve të ri u rrit me 14.522, që është më shumë se një ditë më parë kur ishte 13.318.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali, pothuajse dy milionë njerëz janë infektuar me virusin korona.

Numri i testeve gjatë 24 orëve të fundit është 175,364, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht 24.546 pacientë janë të shtrirë në spitale, 402 më pak se një ditë më parë, ndërsa numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë për 63 ose gjithsej 2.624.

Kategoritë
BotaLajme