Diellza Kukaj së fundmi i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Diellza ka përfunduar Bachelor dhe Master në Kontabilitet dhe Financë, ndërsa për momentin është kandidate për doktor shkence, në drejtimin e shkencave sociale dhe ekonomike.
Ajo është aktive në fushën e hulumtimit shkencor dhe ka publikuar punime të shumta në revista të njohura rajonale dhe ndërkombëtare.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke shprehur besimin e plotë te Diella u shpreh se ajo do të jetë pjesë e listës dhe ofertës së Aleancës, në zgjedhjet e parakohshme nacionale.
“Duke besuar fuqishëm në aftësitë e saj intelektuale dhe në përgjithësi gjeneratën e re politike, i uroj suksese në këtë sfidë të radhës”, deklaroi Haradinaj.
Ndërsa, vet Diellza u shpreh se i hyri politikës me qëllimin e mirë për t’i shërbyer interesave të qytetarëve të Kosovës.
“Po e nis rrugëtimin tim politik, duke shpresuar në mbështetjen tuaj, me qëllimin më të mirë për t’i shërbyer interesave të secilit qytetar të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen më 14 shkurt.