​Bayern Munich-Werder Bremen, analizë dhe formacionet e mundshme

Bayern Munich pret Werder Bremenin në Bundesligën gjermane me fillim nga ora 15:30, ku kampionët aktual pritet të vazhdojnë serinë e fitoreve, ndërsa Bremen hynë në këtë ndeshje pas katër barazimeve rresht me rezultat përfundimtar 1:1.

Që nga humbja e fundit ndaj Hoffenheim në shtator, skuadra e Hansi Flick i ka fituar 10 ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Werder Bremen po kalon në një formë të luhatshme por të mirë, ku nuk e ka regjistruar asnjë humbje që nga ndeshja hapëse e sezonit të ri kundër Hertha Berlin, por në katër ndeshjet e fundit ka arritur të barazojë katër herë me rezultat të njëjte 1:1.

Bayern qëndron në pozitën e parë në tabelë, ku brenda shtatë ndeshjeve ka grumbulluar 18 pikë, me gjashtë fitore dhe një barazim, ndërsa Werder Bremen radhiten të nëntit në tabelë me dy fitore, katër barazime dhe një humbje, duke grumbulluar 10 pikë.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave janë këto si më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Alaba, Hernandez; Goretzka, Tolisso; Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski

Werder Bremen (3-4-3): Pavlenka; Toprak, Moisander, Friedl; Gebre Selassie, Eggestein, Gross, Mbom; Rashica, Bittencourt; Sargent

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet