​Asistenca Sociale shpërndahet nga nesër

Nga nesër do të shpërndahen mjetet për Asistencë Sociale me vlerë prej 130 euro që hyjnë në kuadër të masës 15 të Qeverisë së Kosovës. Kështu ka njoftuar Posta e Kosovës.

“Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së sotme, Posta e Kosovës njofton se Asistenca e rregullt Sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër, e mërkurë, 30 dhjetor. Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare. Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në komunikatën për media nga Posta e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi