​Ahmeti: Personat me Covid-19, nga nesër mund të aplikojnë për 50 euro

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se aplikimi për 50 euro për personat me covid dhe 100 euro për pensionistë me covid, në emër të shpenzimeve shëndetësore, beson që nga nesër do të jetë online.

Ahmeti ka shkruar në Facebook, se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.

“Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu, do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi