Zyrtarët iranianë reagojnë pas sulmit izraelit, ajatollah Khamenei: “Do të përjetoni një fat të dhimbshëm”

Shumë zyrtarë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem, ajatollah Ali Khamenei, janë deklaruar pas sulmeve të Izraelit ndaj objekteve bërthamore në Iran dhe kanë paralajmëruar hakmarrje.

Ndër të parët që reagoi ishte zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekarchi, i cili tha se SHBA dhe Izraeli do të paguajnë një çmim të lartë pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore dhe të tjera ushtarake iraniane.
Një deklaratë të ngjashme dha edhe udhëheqësi suprem Khamenei.

Disa persona janë vrarë
Izraeli sulmoi Iranin: Goditjet ishin të përqendruara në objektin kryesor bërthamor, ndërsa shpërthime janë dëgjuar edhe në Teheran.

“Zyrtarë të lartë ushtarakë të Iranit dhe shkencëtarë janë vrarë në sulmet që kishin në shënjestër objektet bërthamore dhe ushtarake. Izraeli ka shtrirë dorën e vet të ndyrë dhe të përgjakur për të kryer krime në vendin tonë të dashur, duke zbuluar natyrën e tij të keqe më shumë se kurrë, me sulme ndaj zonave të banuara,” deklaroi ajatollah Khamenei.

Për këtë, siç theksoi ai, Izraeli do të përballet me një ndëshkim të rëndë.

“Me këtë krim, regjimi sionist i ka imponuar vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta përjetojë atë”, u shpreh Khamenei.

Kategoritë
BotaLajme