Për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.
Shkurtimisht në përgjigje për Klankosova.tv Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se “Kosova ka nevojë për një Kuvend dhe Qeveri funksionale. Dhe BE-ja ka nevojë për një Qeveri funksionale në Kosovë”, thuhet në përgjigje për Klankosova.tv.
Nga 27 korriku e deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e pezullimit duke ua ndaluar deputetëve të betuar çdo hap në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
Kjo pasi që as pas caktimit të afatit prej 30 ditësh, nuk u arrit formimi i legjislaturës së nëntë.
Për konstituimin e Parlamentit janë mbajtur 54 seanca, por asnjëra nga ta nuk dha rezultat.