Zv.kryeministrja Redzepi pret në takim një delegacion të lartë, në krye me Majlinda Bregun

Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, pati një vizitë në Këshillin për Bashkëpunim Regjional (KBR) me seli në Sarajevë (BH).

Delegacionin e KBR-së e përfaqësuan Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme, Amer Kapetanoviq, shef i Departamentit politik dhe Pranvera Kastrati, eksperte e lartë për ndërlidhje ekonomike dhe dixhitale.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi paraqiti para delegacionit të KBR-së vizionin e idesë për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe prosperuese midis Kosovës dhe BH-së.

Ajo me këtë rast theksoi që lidhja me institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës është shumë e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës dhe popullin Boshnjak në Kosovë, duke theksuar që prioritet duhet të jenë forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, heqja e ndërsjellë e regjimit të vizave, njohja reciproke e dokumenteve dhe forcimi i bashkëpunimit kulturor, ekonomik, politik dhe çdo bashkëpunim tjetër.

Delegacioni i KBR-së ofroi të ndërmjetësojë në ndërtimin e lidhjeve të ndërsjella midis dy vendeve, kurse Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi u zotua që rreth bisedimeve dhe marrëveshjeve të ardhshme do të konsultohet me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, dhe që do të insistojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella midis BH-së dhe Kosovës, që ky bashkëpunim të avancohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kategoritë
LajmeVendi