Zjarrfikësit e Vatikanit instalojnë një oxhak në çatinë e Kapelës Sistine për zgjedhjen e papës

Pas vdekjes së Papa Françeskut, udhëheqësit shpirtëror të katolikëve dhe kreut të shtetit të Vatikanit, fillon procesi i zgjedhjes së një pape të ri.

Pas vdekjes së Papa Françeskut, udhëheqësit shpirtëror të katolikëve dhe kreut të shtetit të Vatikanit, fillon procesi i zgjedhjes së një pape të ri, raporton Anadolu.

Duke filluar nga 7 maji, kardinalët do të mblidhen në një Konklavë në Kapelën Sistine.

Gjatë këtyre takimeve që do të vazhdojnë derisa të zgjidhet një papë i ri, do të zhvillohen raunde të ndryshme votimi.

Në varësi të rezultateve të votimit, nga oxhaku i vendosur në çatinë e Kapelës Sistine do të ngrihet tym i zi ose i bardhë.

Tymi i zi tregon se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje ndërsa tymi i bardhë do të simbolizojë zgjedhjen e një Pape të ri.

Papa Françesku lindi në Buenos Aires të Argjentinës më 17 dhjetor 1936 nga prindër emigrantë italianë. Ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të shugurohej si prift jezuit në vitin 1969.

Pas më shumë se një dekade në papatin e tij, ai mbeti një figurë admirimi dhe polemikash. Ai kërkoi të reformonte burokracinë e Vatikanit, të luftonte korrupsionin dhe të adresonte disa nga sfidat më urgjente të kishës.

Papa u shtrua në një spital në Romë në shkurt me bronkit, i cili u zhvillua në pneumoni të dyfishtë ndërsa u lirua pas 38 ditësh për të vazhduar shërimin e tij në rezidencën e tij në Vatikan.

Papa Françesku u nda nga jeta të hënën më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Kategoritë
BotaLajme