Një zjarr shpërtheu pasdite afër lokacionit të njohur si “Rrethi i Ismetit” në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.
Tani për tani nuk dihen shkaku i zjarrit e as vlera e dëmit.
Menjëherë pas zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat filluan intervenimin për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, në vendngjarje mbërritën edhe autoambulanca dhe patrullat e policisë për të siguruar zonën dhe për të nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
Ekonomia Online kontaktoi me Policinë e Kosovës, por deri në këto çaste nuk ka dhënë informacion.