Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët po varfërohen, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Zemaj ka thënë pushteti nuk po merr asnjë masë.
“Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore, ndërsa Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht”, ka shkruar mes tjerash Zemaj.
Postimi i plotë:
Çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët të varfërohen.
Rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.
Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës.
Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore, ndërsa Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht.