Zelenskyy falënderon Melanian për letrën drejtuar Putinit

Volodymyr Zelensky e ka falënderuar Donald Trumpin për samitin në Uashington sot – dhe gjithashtu falënderoi bashkëshorten e tij Melanian.

Zonja e parë i shkroi një letër Vladimir Putinit, e cila iu dorëzua të premten, transmeton Telegrafi.

I ulur në Zyrën Ovale, Zelensky tha: “Faleminderit shumë, zotëri president nëse mundem, para së gjithash, ju falënderoj për ftesën tuaj. Faleminderit shumë për përpjekjet tuaja dhe përpjekjet personale për të ndaluar vrasjet dhe për të ndaluar këtë luftë”.

“Falënderimet e mia për bashkëshorten tuaj, zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara. Ajo nënshkroi një letër drejtuar Putinit në lidhje me fëmijët tanë të rrëmbyer”.

 

 

Kategoritë
BotaLajme