– Një zyrtar ukrainas ka deklaruar se Zelenskyy do të veshë xhaketë të zezë të ngjashme me atë që veshi në samitin e NATO-s në qershor.
Pretendohet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vishet ngjashëm me kostumin gjatë takimit të tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas duke folur për platformën e lajmeve “Axios”, bënë vlerësime lidhur me veshjen e Zelenskyyt në takimin e ri pasi ai nuk veshi kostum gjatë takimit me Trumpin në mars, gjë e cila u bë edhe çështje debati.
Ata pretenduan se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë pyetur ukrainasit nëse Zelenskyy do të veshë apo jo kostum për takimin e tij me Trumpin.
Një zyrtar ukrainas ka deklaruar se Zelenskyy do të veshë xhaketë të zezë të ngjashme me atë që veshi në samitin e NATO-s në qershor, duke shtuar se “Do të jetë veshje si kostum, por jo plotësisht një kostum”.
Një zyrtar amerikan ka thënë se veshja e kostumit nga Zelenskyy do të ishte “shenjë e mirë për paqen”, duke shtuar se ata nuk e prisnin që ai ta bëjë këtë. Ndërsa një zyrtar tjetër amerikan tha se “Do të ishte mrekulli sikur të vendoste kravatë, por ne nuk e presim këtë”.