Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur dje vizitën e saj shtetërore në Zvicër.
Ajo është mirëpritur dje nga mërgimtarë të shumtë në Bern, teksa ka takuar edhe sportistin e famshëm nga Kosova, Xherdan Shaqirin.
Mërgimtarët i kanë bërë edhe dhurata Osmanit, teksa kanë pasur vetëm fjalë të mira për të.“Zonja Presidente, ju jeni Mbretëresha Teuta e dytë”, dëgjohet teksa i thotë një mërgimtar Osmanit.