Wirtz ‘tradhton’ Bayern Munichun – ylli gjerman ka vendosur të transferohet tek gjiganti anglez

Liverpooli ka marrë një shtysë të madhe në përpjekjet e tyre për transferimin e Florian Wirtz, me Bayern Munich që beson se ylli gjerman nuk do t’i bashkohet atyre pasi ai po favorizon një kalim në ‘Anfield’. 

Wirtz ka qenë objektiv i të dyja klubeve, por ai besohet se ka favorizuar Liverpoolin të cilët duhet të arrijnë një marrëveshje fillimisht me Bayer Leverkusenin. 

Reprezentuesi gjerman thuhet që tashmë ka vizituar Anglinë për të shikuar shtëpi për të jetuar në rast se ndodh transferimi, teksa bavarezët janë informuar për preferencën e gjermanit. 

Wirtz është njëri ndër lojtarët më të talentuar në botën e futbollit, pasi ka luajtur një rol kyç në sezonin 2023/2024 ku Leverkuseni u shpall kampion në Bundesliga.

Ai shënoi 18 gola dhe dhuroi 20 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat, teksa u emërua si lojtari më i mirë i sezonit në elitën e futbollit gjerman. 

Ai ka realizuar 16 gola dhe ka 15 asistime në 45 ndeshje këtë sezon me Leverkusenin që përfundoi në pozitën e dytë. 

Kontrata aktuale e Wirtz skadon në vitin 2027 dhe shefi i klubit, Fernando Carro kishte thënë në prill se Wirtz ka një shans mjaft të lartë për të qëndruar tek Leverkuseni. 

Wirtz ka bërë 29 paraqitje për kombëtaren e Gjermanisë pas debutimit në vitin 2021 dhe ishte pjesë e ekipit të Julian Nagelsmann për Kampionatin Evropian 2024.

Kategoritë
LajmeSport