– “Ka nevojë për një rritje urgjente në përmasa të mëdha të ndihmave për të siguruar që ato të arrijnë tek njerëzit e uritur në çdo vend të Gazës”, thuhet nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka njoftuar se duhet të bëhet një rritje urgjente në sasi të madhe të ndihmës ushqimore për Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Nga llogaria e WFP-së në platformën e mediave sociale X u nda një postim me tekst dhe video në lidhje me urinë që është përshkallëzuar në një krizë humanitare në Gaza, e cila është nën sulmin dhe bllokadën izraelite.
“Ka nevojë për një rritje urgjente në përmasa të mëdha të ndihmave për të siguruar që ato të arrijnë tek njerëzit e uritur në çdo vend të Gazës”, thuhet në postim.
Uria në Gaza po përhapet me shpejtësi rikujtohet në postimin ku theksohet se WFP ka rezerva të mjaftueshme ushqimore për të përmbushur nevojat e të gjithë popullsisë për tre muaj.
Në postim bëhet thirrje që autokolonat e ndihmave të lejohen të kalojnë kufirin më tepër dhe pa vonesë ndërsa theksohet se kjo do të jetë e mundur vetëm nëse do të arrihet një armëpushim.
– Gaza po “vdes nga uria”
Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe nën rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.
Vdekjet për shkak të urisë, veçanërisht të fëmijëve, janë në rritje në Rripin e Gazës.
Që nga 7 tetori 2023, të paktën 147 persona kanë vdekur për shkak të urisë që Izraeli imponon në Rripin e Gazës.
Qarqet lokale dhe ndërkombëtare theksojnë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.