– Emrat e fëmijëve në mesin e mbi 60.000 njerëzve që humbën jetën në Gaza u përkujtuan në faqen e internetit të “Washington Post”, llogarinë X dhe gazetë
Gazeta “Washington Post” ka publikuar disa nga emrat e 18.500 fëmijëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023, dhe gjithashtu në faqen e saj të internetit ka publikuar listën e plotë, duke ndarë foto dhe histori të fëmijëve, transmeton Anadolu.
Emrat e fëmijëve në mesin e mbi 60.000 njerëzve që humbën jetën në Gaza u përkujtuan në faqen e internetit të “Washington Post”, llogarinë X dhe gazetë.
Versioni i listës në faqen e internetit, i cili përfshin foto dhe përshkrime të shkurtra të disa prej fëmijëve të vrarë në sulme, përfshin foto dhe histori të Sannd Abu al-Shaer, i cili vdiq në moshën 70-ditëshe ende pa festuar ditëlindjen e tij të parë, dhe vëllait të tij 5-vjeçar, Tariq Abu al-Shaer, i cili ëndërronte të bëhej pediatër kur të rritej.
Thuhet se më shumë se 900 nga fëmijët e listuar në faqe u vranë para se të mund të festonin ditëlindjen e tyre të parë. Ndërsa kur lexuesi nuk është as në gjysmën e listës shfaqet paralajmërimi “Emrat e dhënë deri në këtë pikë përfaqësojnë më pak se 1 për qind të fëmijëve të vrarë që nga tetori 2023”.
Lista, e cila përfshin emrat e 5-vjeçares Hind Rajab dhe kushërirës së saj 15-vjeçare, Layan Hamada, përshkruan momentet kur dy fëmijët dhe anëtarët e familjes së tyre u vranë nga Izraeli:
“Hind i kaloi orët e saj të fundit të jetës e bllokuar në një makinë të mbushur me plumba, e rrethuar nga trupat e gjashtë të afërmve të saj, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë. Për tre orë, një operator i Gjysmëhënës së Kuqe qëndroi në linjë, duke recituar Kuranin dhe duke e ngushëlluar ndërsa një tank izraelit iu afrua automjetit. Ajo u lut ‘Ejani të më merrni, shpejt,’. Dymbëdhjetë ditë më vonë, Hind u gjet e vdekur”.
Layan, kushërira e Hind, ishte personi i fundit në makinë, përveç Hind, që mbijetoi. Në telefonatën e saj të fundit, Layan i tha operatorit të emergjencës: ‘Po na qëllojnë. Tanku është pranë meje.’ Sekonda më vonë, u dëgjuan dhjetëra të shtëna me armë zjarri, në formën e dy të shtënave”.
Në lajmin ku paraqiten grafikët e vdekjeve të fëmijëve nën moshën 18-vjeç në Gaza që nga tetori i vitit 2023, ndahet informacioni se kanë vdekur 9.327 fëmijë nën moshën 10-vjeç dhe se 31 për qind e të vrarëve ishin fëmijë.
Ndërsa në postimet e gazetës në llogarinë X u krijua një seri prej 18 postimesh. Në fund të kësaj serie, thuhet se emrat e listuar këtu janë emrat e vetëm 180 fëmijëve që kanë humbur jetën në sulmet izraelite.