Vuçiq: Dialogu nuk ekziston falë Kurtit

BELGRADE, SERBIA – OCTOBER 10, 2021: Serbia's President Aleksandar Vucic gives a joint news conference with Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov following their talks. Russian Foreign Ministry/TASS Ñåðáèÿ. Áåëãðàä. Ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ âî âðåìÿ ñîâìåñòíîé ïðåññ-êîíôåðåíöèè ïî èòîãàì âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Ðîññèè Ñåðãååì Ëàâðîâûì. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka folur për vizitën e Shefes së Diplomacisë së Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ka potencuar se një ndër temat që do të diskutohet do të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Procesi i dialogut është inekzistente falë Kurtit”, ka pretenduar ai, duke potencuar se në këtë kontekst “nuk mund të zgjosh dikë që bën sikur fle”.

Përveç dialogut, sipas Vuçiq, gjatë takimit Kallas do ta prek edhe temën e vizitës së tij në Moskë.

“Ajo ishte e vetmja që publikisht e dënoi shkuarjen time në Moskë. Në Tiranë Kam pasur një bisedë me të, ia kam shpjeguar pozicionin e Serbisë sinqerisht, qartë, pa dykuptimësi. As nuk jam fshehur, e as nuk kam ikur nëpër korridore”, ka shtuar ai.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të enjten e 22 majit do të realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë, në kuadër të një turne ballkanik.

Në Kosovë, Kallas, do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Kallas gjatë qëndrimit në Prishtinë do të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ajo do të takohet gjithashtu me komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Enrico Barduani.

Paraprakisht, Kallas, të enjten do ta vizitojë Serbinë, ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrin, Gjuro Macut dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç.

Të premten, kryediplomatja e BE-së do të realizojë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup ajo do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Ajo do të hapë edhe Dialogun e parë për Siguri dhe Mbrojtje ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timcho Mucunski.

Kategoritë
LajmeRajoni