Vuçiq arrin në Moskë, pas dy ditësh takohet me Putinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbritur në aeroportin e Moskës, raporton N1,

Vuçiq u nis paradite nga Beogradi drejt Moskës, por u detyrua të ndalojë në Baku për të pritur lejen e vazhdimit të fluturimit drejt Rusisë, për shkak të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, raportoi agjencia Tanjug.

Sipas planifikimeve, presidenti serb do të zhvillojë të premten në Moskë një takim bilateral me presidentin rus, Vladimir Putin, gjë që është konfirmuar edhe nga Kremlini.

Më 9 maj, Rusia shënon 80-vjetorin e fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë në Sheshin e Kuq në Moskë dhe me një sërë manifestimesh të tjera.

 

Kategoritë
LajmeRajoni