Vjedhja nga Thesari i Shtetit: Dënohet me 11 vite burg Labinot Gruda ndërsa Kadri Shala me 10 vite

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të mërkurën, nga gjykatësja Valbona Selimi-Musliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Labinot Gruda shpallet fajtor duke u dënuar me dënim unik prej 8 mijë e 500 euro gjobë dhe 11 vite burgim efektiv.

Kategoritë
LajmeVendi